Top News- ‘Kupola e të nxehtit’ mbyt Evropën / Përvëlim! Mjekët lëshojnë alarmin: Mbylluni në shtëpi
01/07/2025 11:42

Një valë e egër të nxehti ka përfshirë Evropën Jugore, me temperatura ndëshkuese që kanë arritur në 46°C në Spanjë dhe kanë vendosur pothuajse të gjithë Francën kontinentale në alarm. Nxehtësia ekstreme, e përforcuar nga ndotja nga lëndët djegëse fosile, ka djegur për disa ditë Portugalinë, Spanjën, Francën, Italinë dhe Greqinë, ndërsa Evropa Jugore po përjeton valën e parë të madhe të të nxehtit të verës. Temperaturat e larta kanë nxitur autoritetet në disa vende të lëshojnë paralajmërime të reja shëndetësore dhe të përgatisin zjarrfikësit për të parandaluar shpërthimin e zjarreve. Më shumë se 50,000 njerëz në Turqi janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve. Në Portugali, temperatura prej 46.6 C u regjistrua në Mora, në lindje të Lisbonës. Zyrtarët e motit po punojnë për të konfirmuar nëse kjo shënon një rekord të ri për qershorin. Jugu i spanjës parashikohet të përballet me nxehtësi mbi 40C për tre ditët e ardhshme dhe me temperatura prej të paktën 25C gjatë natës deri të enjten në mëngjes. Mjekët kanë lëshuar alarmin për kombinimin e ditëve dhe netëve të nxehta, të cilat mund të shkaktojnë një stres vdekjeprurës në trupin e njeriut. Në Itali, ku 21 nga 27 qytete u vendosën në alarmin më të lartë të nxehtësisë të dielën, shtrimet në spitale në disa nga rajonet më të nxehta janë rritur me 20%. Njerëzit janë këshilluar të mos dalin jashtë mes orës 11:00 dhe 18:00. Në Francë, paralajmërimet për nxehtësi mbuluan pothuajse të gjithë kontinentin për herë të parë në histori. Météo-France ka vendosur 88% të zonave administrative nën alarmin e dytë më të lartë të nxehtësisë. Qeveria franceze u kërkoi bizneseve të përshtatin orarin e punës së stafit për të mbrojtur punëtorët nga nxehtësia, dhe 200 shkolla publike do të mbyllen pjesërisht ose plotësisht për të paktën dy ditë. Edhe gjermania po merr masa për të nxehtin duke u kërkuar punëdhënësve të marrin në konsideratë rrezikun për punëtorët e tyre. Britania e madhe pret temperatura prej 34 gradësh celcius në londër dhe ka paralajmëruar banorët për kushte të pakëndshme. Nxehtësia vret rreth gjysmë milioni njerëz në nivel global çdo vit, me të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike veçanërisht të cenueshëm.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52