Arrestimi i Këvi Muçllarit pas mbledhjes së tensionuar të Këshillit Bashkiak të Pogradecit ishte i paligjshëm. Kështu ka vendosur Gjykata e Korçës, që urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij dhe heqjen e çdo mase sigurimi personal ndaj të riut, që kundërshtoi vendimin e këshillit bashkiak të Pogradecit për dhënien me qira të disa pronave shtetërore që aktualisht përdoren nga banorët e fshatit Çërravë.