Anulimi i takimit mes kabineteve qeveritare të Ramës dhe Kurtit nuk është pritur mirë edhe nga Mali i Zi. I pyetur nga Top News, këshilltari i Dritan Abazoviç, Albert Bikaj shprehet se roli që ka marrë Rama në mes të tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, bie ndesh me Kushtetutën që i sanksionon të kujdeset për shqiptarët jashtë kufirit.