Si rrallë herë, pothuajse të gjitha partitë politke të Kosovës duket se janë rreshtuar në të njëjtën linjë me qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke dalë kundër mbajtes se referedumit serb në Veri. Partia Demokratike e Kosovës ka qënë e para që ka dale me një deklaratë, duke thënë se mbajtja e këtij referendumit në Kosovë është antikushtetuese dhe kjo do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Republikës së Kosovës.