Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjete sociale me përshtypjet e një grupi turistësh të huaj që kanë zgjedhur Himarën për të kaluar pushimet. Rama thotë se të huajt vlerësojnë cilësinë e lartë të shërbimeve, sigurinë e shtuar dhe aktivitetet e larmishme.