Ka shkuar në 4 numri i personave të arrestuar në Shkodër, në kuadër të operacionit policor Sundimi i Ligjit. Një 26 vjecar i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike u vendos në pranga këtë të martë nga shërbimet e policisë Shkodër. Kristian Plepaj u vendos në pranga, pasi nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me 9 perona të tjerë, në kudër të një grupi kriminal ,kishin kultivuar 10 mijë e 274 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan përmes djegies.