Në 24 orët e fundit janë shuar 20 vatra zjarri në disa zona të ndryshme të territorit të vendit. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka njoftuar se janë ende aktive dy vatra zjarri. Problematike mbetet situata në fshatin Zogaj, pjesë e bashkisë Tropojës, ku terreni i vështirë ka penguar punën dhe ndërhyrjen e zjarrfikësve, duke bërë që zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të riaktiviohet.