Për më shumë se 2 orë, Kuvendi u përfshi në debate të ashpra çka në një moment sollën edhe bllokimin e foltores. Debati mes maxhorancës e opozitës për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për veriun e Kosovës zhvendosi vëmendjen nga rendi i ditës, teksa u kërkua miratimi i menjëhershëm i rezolutës që dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe unifikimi i qëndrimit të vendit tonë me atë të Kosovës. Në këtë debat duket se opozita kishte qëndrim të unifikuar.