Romina Kuko u rizgjodh me shumicë votash kryetare e këshillit bashkiak të Tiranës. Nga 55 persona të pranishëm në mbledhjen që u zhvillua këtë të martë për zgjedhjen e kryetarit të këshillit Bashkiak, 37 persona votuan për Kukon. Kjo ishte mbledhja e parë e mbajtur pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku përvec kandidatit për kryetar bashkie, qytetarët votuan edhe për këshillin bashkiak.