Kandidati i Partisë Socialiste Albert Halilaj do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Kukësit, i cili do të zëvendësojë Safet Gjicin, po nga kjo forcë politike, i shkarkuar për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual. Ndonëse procesi i numërimit të votave nuk është mbyllur ende, kandidati socialist, ish-prefekt në qarkun verior, ka krijuar një diferencë të dukshme nga kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Emri Vata.