Kjo është dita e dytë radhazi, që në qarkun Kukës nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus. Në buletinin ditor të ministrisë së shëndetësisë, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 36 raste, nga 973 testime të kryera. Qarku që kryeson me më shumë infektime është Tirana me 20 të tilla, e ndjekur nga Roskoveci me 4 raste, 2 raste janë shënaur në Fier dhe Lushnje dhe nga një rast është regjistruar në disa qytete të tjera të vendit. Po gjatë këtij harku kohorë janë shëruar 25 qyetarë, duke e cuar në total numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.