Kukësi përforcon repartin e prapavijës me një mbrojtës nga Portugalia. Bëhet fjalë për 29 vjecarin Tiago Ferreira që është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës verilndore. Kukësi doli me një komunikatë për shtyp ku bëri të ditur se Tiago Ferreira ka nënshkruar me klubin një kontratë 2 vjecare dhe se tashmë i është bashkuar skuadrës në Turqi ku kukësi po kryen edhe fazën përgatitore në prag të sezonit të ri në abissnet Superiore që do të nisë në 20 gusht