Klubet e Abissnet Superiores vijojnë manovrat e tyre në merkaton e transferimeve me largimet e lojtarë e sidomos me blerjet e reja. Kukësi ka bërë një tjetër goditje. Klubi verilindor ka siguruar shërbimin e mbrojtësit Antonio Ilieski nga Maqedonia e veriut me futbollistin që ka pozuar tashmë me fanelën e Kukësit. Ilieski, që ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Renovës, është blerja e dytë e skuadrës së Kukësin në këtë sesion të merkatos së transferimeve pas asaj të Jakup Berishës.