Situata e vështirë e shkaktuar nga reshjet e shiut dhe stuhia në vend kanë bërë që të ketë kontrolle të shumta nga ana e efektivëve të policisë. Aksioni është shtrirë në mbarë vendin ku ka pasur një numër të madh shoferësh të cilët nuk respektojnë rregullat e Kodit Rrugor. Drejtori i Përgjithshëm i policisë rrugore, Altin Qato bën me dije se pavarësisht masave të marra, ka pasur shumë raste ku drejtuesit janë konstatuar në shkelje.