Policia Rrugore ka dalë në një aksion në rrugët e kryeqytetit, duke ngritur “Dronin edukues”, me ndihmën e të cilit ka identifikuar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Aksioni është përqëdruar më së shumti te drejtuesit e automjeteve të cilët kryejnë manovra të gabuara duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes.