Drejtoria e Policisë Kufitare greke ka dhënë me tepër detaje në lidhje me hapjen e kufirit, që prej ditës së djeshme 19 qershor 2021. Në njoftim bëhet e ditur se “Aeroporti i Athinës Elefterios Venizelos, pika kufitare e Kakavijës dhe Qaf Bota funksionojnë normalisht për turistët shqiptarë, me kuota përkatëse 1500 dhe 250 persona në ditë”. Një vendim i çuditshëm është fakti se autobusët e linjave shqiptare nuk lejohen, pasi dogana deklaron se nuk ka marrë ende qarkoren për hapjen e kufirit, edhe pse ajo është publikuar që në datën 19 në media.