Rrugët e fshatrave kufitarë grek po shndërrohen në udhëkalimin e kontrabandës së kanabisit dhe drogërave të tjera drejt Evropës Perëndimore. Droga e kultivuar në Shqipëri, dërgohet drejt vendit fqinj Greqisë përmes fshatrave kufijtarë, e më pas përmes porteve të Greqisë trafikohet drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Shefi i sektroit kundër drogës në qytetin grek të Janinës, Karalambakis ka nënvizuar se zona kufitare shqiptaro-greke është ndër rajonet më problematikë dhe të vështirë në menaxhimin e situatës së trafikimit.