Zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias gjatë një vizite në Janinë ka deklaruar se kufiri me Shqipërinë nuk hapet. Hardalias tha se Greqia është e interesuar për ekonominë dhe hapjen graduale, por përkundër vizitorëve që do të hyjnë në Greqi duhet vëmendje dhe për mbrojtjen e popullatës greke.