Top News – Kufiri me Indinë/ Pekini nuk dëshiron përplasje
17/06/2020 17:25

Kina deklaroi se nuk dëshiron më përplasje në kufirin me Indinë pas luftimeve që shkaktuan atje vdekjen e 20 ushtarëve indianë. Ministria e jashtme kineze e hoqi fajin nga vetja. Zëdhënësi i saj, Zhao Lijian tha se nuk duhet fajësuar Kina për përleshjen dhe insistoi se tani, situata e përgjithshme në kufi ishte e qëndrueshme. Sipas Lijian, të dy vendet po kërkojnë ta zgjidhin situatën përmes dialogut. Pekini e konfirmoi megjithatë se ka pasur “ konfrontime të dhunshme fizike” në zonën kufitare ndërsa nuk dha asnjë detaj nëse pati po jo edhe ushtria kineze jetë të humbura. Ai këmbëngul se ishin ushtarët indianë ata që provokuan përmes kalimit të kufirit dy herë gjatë ditës së hënë. India vetë ende po prêt përgjigjen e kryeministrit nacionalist Narendra Modi, I cili u takua gjatë ditës me ministrin e jashtëm, atë të mbrojtjes si dhe krerët ushtarakë. Modi deri tani është frenuar nga komentet publike, por lideri I opozitës Rahul Gandhi këmbëngul në urgjencën e një reagimi nga kreu I ekzekutivit. “Përse po hesht kryeministri, ku po fshihet”, ka shkruar ai në Twitter. Sipas koreposndentëve të huaj, në Delhi ka pasur këto kohët e fundit një “ lloj nxitjeje për ta lënduar Kinën ekonomikisht”. Trupat e të dy vendeve në kufi kishin shfaqur prej disa javësh tashmë qëndrime agressive, duke shtuar ndjeshëm tensionet mes dy fqinjëve te pajisur me arsenal bërthamor.

Top Channel/ “Variant korean” për paqen? Trump ia bën të qartë Zelenskit:Hiq dorë nga disa territore
14/08 17:19
Top Channel/ Melania Trump kërcënon të padisë Hunter Biden me 1 mld dollarë për akuzat ndaj Epstein
14/08 17:17
Top News – Kur Rusia i shiti SHBA-së Alaskën…‘Amerika ruse’, 7.2 mln dollarë për ndryshimin e hartës
14/08 15:42
Top News – Putin teston raketën e re bërthamore /‘Burevestnik’ bëhet gati para takimit me Trump
14/08 15:32
Top Channel/ Si ia shiti Rusia Alaskën Amerikës, banorët: Mos na shisni më…
14/08 15:27
Top Channel/ Trazira në Serbi, një burrë nxjerr pistoletën para zyrës së Aleksandar Vuçiç!
14/08 15:26
Top News – Do vendosin fatin e Ukrainës…Trump dhe Putin në Alaskë, të gjitha detajet e takimit
14/08 15:23
Top News – Trump kërkon Nobelin e Paqes / Pyeti ministrin norvegjez për çmimin: E meritoj!
14/08 15:18
Top Channel/ Heshtje taktike pas takimit Starmer me Zelenskin ne Londer!
14/08 14:46
Top Channel/ Trump dhe Putin, fillimisht takim “kokë më kokë”: Ujdi për armët bërthamore?!
14/08 14:35
Top News-SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Shkëmbimi i territoreve dhe e drejta ndërkombëtare
14/08 12:55
Top News -‘Varros idenë e shtetit palestinez’/ Izraeli ndan Jeruzalemin Lindor nga Bregu Perëndimor
14/08 12:55
Top News – ‘Duket si fundi i botës…!’ Shkrumbohet Evropa, digjen shtëpi e evakuohen njerëz
14/08 12:54
Top News – Ukraina bombardon qytetet ruse / Të lënduar në sulmet e natës, në flakë një rafineri
14/08 12:54
Top News – Evropa me shpresë pas bisedës me Trump / Zelenski shkon në Londër para takimit të Alaskës
14/08 12:37
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ WhatsApp / Po përpiqet të bllokojë shërbimin, kufizon thirrjet
14/08 12:37
Top News- Dëme të jashtëzakonshme në Delvinë/ Shmanget kalimi i zjarreve në Gjirokastër dhe Dropull
14/08 11:30
Top Channel/ Zjarrët “pushtojnë” Malin e Zi, digjen zona bregdetare: Serbia e Kroacia nisin ekipe!
14/08 11:18
Top Channel/ Serbia “pushton” tregun gjerman: Bashkë me Kroacinë, kanë “dëbuar” Rusinë!
14/08 11:17
Top Channel/ Trump paralajmëron Putinin para samitit: Ndalo luftën, ose do të kesh pasoja!
14/08 11:16