Kancelari gjerman Olaf Sholz ka deklaruar të hënën se një sulm i mundshëm rus në Ukrainë do të çonte në sanksione shkatërruese ndaj Rusisë. Sipas kreut të ekonomisë më të madhe të Evropës, grumbullimi i forcave ruse në kufirin me Ukrainën, është një kërcënim për paqen dhe sigurinë në Evropës. Sholz i dërgoi një mesazh Putin se kufijtë nuk duhet të zhvendosen me force, duke mohuar kritikat për qëndrimin e kujdesshëm të Berlinit ndaj Moskës në lidhje me krizën në Ukrainë.