Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për sfidën ndaj Andorrës e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 me kuqezinjtë që luajnë shanset e tyre për kualifikimin për në fazën e playoffit të kompeticionit. Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore dhe tashmë të gjithë janë gati për këtë përballje të rëndësishme.Atmosfera në skuadër duket se është shumë e mirë teksa të gjithë janë të motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.