Cdo mëngjes, me lëkurën e tij të nxirë nga dielli, pensionisti Metin Cakmakci, nxiton të zërë një shezllong, nën një cadër, në plazhin e tij të preferuar në anën aziatike të Stambollit. “Një det si ky për një qytet gjigand si Stambolli, nuk është aspak keq...”, thotë 74 vjecari duke buzëqeshur e duke treguar me gisht nga uji i kristaltë përballë ishullit të princeshës, në detin Maramara.