Top News – Ku kanë shkuar paratë e BE…? / Qindra miliona euro për Ballkanin, të zhdukura
11/01/2022 12:12

Auditorët e Bashkimit Evropian thanë se qindra milionë euro që blloku ka dërguar në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kishin për qëllim përmirësimin e sundimit të ligjit, thjesht nuk po japin rezultate. Raporti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, që njihet me akronimin ECA, u publikua të hënën. Në të thuhet se shtetet e Ballkanit shpesh vazhdojnë të tregojnë mungesë të angazhimit për të trajtuar çdo gjë, nisur nga korrupsioni e deri te ndërhyrja e shtetit, që do t’iu ndihmonte atyre që të përparonin drejt anëtarësimit në BE. Pasi vetë po përballen me shumë probleme, 27 shtetet e BE-së kanë zvarritur procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Në të njëjtën kohë, ndikimi i Kinës dhe Rusisë është rritur në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Raporti prej 52 faqesh tregon sesa pak është arritur me ndihmën prej 700 milionë eurosh që BE-ja ka dhënë për rindërtimin e institucioneve në rajon në periudhën 2014-2020. Edhe më shumë është shpenzuar gjatë dy dekadave të fundit, kur shtetet e Ballkanit dolën nga sundimi komunist, lufta dhe konfliktet e brendshme dhe nisën të hedhin bazat e demokracisë perëndimore. Në raport u tha se BE-ja ka dhënë shumë fonde por nuk ka vendosur kushte mjaftueshëm, pasi investimet në projekte të ndryshme kanë dështuar që të kenë ndikim në shoqëri. Edhe pse raporti gjeti “disa zhvillime pozitive, kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”, aty thuhet se “në kontekstin e pamjaftueshmërisë së vullnetit politik (mbështetja e BE-së) ka pasur një ndikim të kufizuar në avancimin e rolit thelbësor të reformave në sundimin e ligjit”.

Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
DIGITALB DIGITALB