Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12/2025 11:47

Japonia ndërmori hapin e fundit për të lejuar që centrali bërthamor më i madh në botë të rifillojë operacionet me një votim rajonal të hënën, një moment vendimtar në kthimin e vendit në energjinë bërthamore gati 15 vjet pas katastrofës së Fukushimës. Kashivazaki-Kariva, i vendosur rreth 220 km në veriperëndim të Tokios, ishte midis 54 reaktorëve të mbyllur pasi tërmeti dhe cunami i vitit 2011 shkatërruan centralin Fukushima Daiichi në katastrofën më të rëndë bërthamore që nga Çernobili. Që atëherë, Japonia ka rindezur 14 nga 33 reaktorët që mbeten në funksionim, ndërsa përpiqet të shkëputet nga lëndët djegëse fosile të importuara. Kashivazaki-Kariva do të jetë i pari që do të operohet nga Tokyo Electric Poëer Co, e cila drejtoi centralin e dëmtuar të Fukushimës. Të hënën, asambleja e prefekturës Niigata miratoi rinisjen e punës muajin e kaluar, duke lejuar në mënyrë efektive që termocentrali të rindizet. "Ky është një moment historik, por ky nuk është fundi", thanë zyrtarët lokalë para gazetarëve pas votimit. "Nuk ka fund për sa i përket garantimit të sigurisë së banorëve të Niigatës". Ndërsa ligjvënësit votuan në mbështetje të nismës, seanca e asamblesë, e fundit për këtë vit, ekspozoi përçarjet e komunitetit mbi rindezjen, pavarësisht vendeve të reja të punës dhe faturave potencialisht më të ulëta të energjisë elektrike.

Top News- Garda Revolucionare iraniane ‘terroriste’/ BE ‘godet’ regjimin, Irani kërcënon me luftë
29/01 21:00
Top Channel/ BE pro Trump, shpall terroriste gardën e Iranit, pasi u vranë mijëra protestues
29/01 20:05
Top News – Evropa të përqafojë logjikën e forcës! Kancelari gjerman: E ardhmja jonë varet nga kjo
29/01 15:37
Top News – Rusia të luftojë deri në fund! Lideri çeçen kundër bisedimeve për paqe në Ukrainë
29/01 15:32
Top News – Flakë ferri në gjithë Lindjen e Mesme / Rusia paralajmëron Trumpin kundër sulmit në Iran
29/01 15:32
Top News – Qëndroi 14 orë mbi kabujt nënujorë / Marina britanike gjurmon anijen e dyshimtë ruse
29/01 15:29
Top Channel/ Klandestinët në La Mansh, Kina do ndihmojë Anglinë: Starmer, marrëveshje me Xi Jinping!
29/01 15:22
Top News – Rusia me shpejtësinë e kërmillit në Ukrainë / Përparim më i ngadaltë se në WWI
29/01 14:50
Top News – Turqia paralajmëron Greqinë: Kujdes me kërkimet në ujërat e kontestuara të Egjeut!
29/01 14:41
Top Channel/ Starmer në Kinë: Marrëveshje për vizat, whisky-n dhe anijet!
29/01 14:30
Top Channel/ “Flirtimi” i Kinës me Perëndimin irriton Trump, Pekini mund ta rrëzojnë nga pushteti?
29/01 13:48
Top Channel/ E kaluara mëkatare e bankës së njohur, zbulohen skandalet me emrat e ‘VIP’
29/01 13:34
Top Channel/ Dashuria kthehet në makth, profesori i kimisë nxjerr fotot intime me zyshën, ishte…
29/01 13:16
Top News – U përball si askush tjetër me Trumpin / Rritet popullariteti i kryeministrit kanadez
29/01 12:14
Top Channel/ 1000 USD për fëmijët e lindur në SHBA, Trump me program të ri: Ndërtojmë të ardhmen!
29/01 12:14
Top News – Garda Revolucionare e Iranit në listën e zezë / BE do e klasifikojë organizatë terroriste
29/01 12:14
Top News – Putin braktis bazën në Siri / Tërhiqet nga aeroporti i Qamishlit, afrim me Al-Sharan
29/01 12:12
Top News – Asnjë i mbijetuar në bord / Tragjedi në ajër, rrëzohet avioni nga moti i keq
29/01 12:08
Top News – Vendos foton e Putinit në Shtëpinë e Bardhë/Trump shkakton zemërim me ‘portretin e bukur’
29/01 12:05
Top News – Synohen fitore ekonomike / Kinë-Britani e Madhe, rivendosen marrëdhëniet
29/01 12:02
DIGITALB DIGITALB