Në disa zona të Greqisë, ku zjarret janë vënë tani nën kontroll, ka ardhur momenti i bërjes së bilancit. Dëmet janë të jashtëzakonshme dhe banorët e rikthyer kanë gjetur vec trarët e shkrumbuar të shtëpive dhe makinat e djegura. Situata sidoqoftë mbetet delikate në Greqi, me zjarre të tjera aktive ndërkohë që temperaturat mbeten të larta dhe era e fortë ndihmon në përhapjen e flakëve.