Parlamenti Evropian po shqyrton pretendimet se disa nga anëtarët e tij janë paguar nga një rrjet propagandistik rus. Kjo vjen pasi kryeministri belg Alexander De Croo tha të enjten se “Rusia u ishte afruar ligjvënësve të BE-së” dhe i kishte paguar ata për të “promovuar propagandën ruse” në Evropë. Në këto konkluzione del edhe një hetim çek.