Dhjetëra persona, pjesa më e madhe gazetarë, u arrestuan të shtunën në një protestë në qendër të Moskës, ku bashkëshortet dhe të afërm të tjerë të trupave ruse që janë mobilizuar për të luftuar në ukrainë, kërkuan kthimin e tyre në shtëpi. Të afërmit e mbledhur vendosën lule në varrin e ushtarit të panjohur, pranë mureve të kremlinit. Ata shënuan 500 ditë të kaluara nga shpallja e mobilizimit të pjesshëm të Putinit, në shtator 2022, që dërgoi në front rreth 300 mijë rezervistë. Mobilizimi ishte shumë jopopullor dhe bëri që qindra e mijëra rusë të rinj të largoheshin nga vendi me qëllim që të evitonin dërgimin në ushtri. Bashkëshortet dhe të afërmit e disa prej rezervistëve të thirrur nën armë në 2022, kanë bërë fushatë që ata të kthehen në shtëpi dhe të zëvendësohen me ushtarë me kontrata.