Pas tre sezoneve tepër të suksesshme, muaji shtator rikthen sërish emisionin që do t’ju shoqërojë të shtunave mbrëma, “Shiko kush LUAN” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës. Ndërkohë që ende nuk është zbuluar data e nisjes së programit argëtues, janë publikuar pamjet e para backstage nga xhirimet e promos së re. Luana ka postuar në Instagramin e saj një video që tregon se ajo dhe stafi i “Shiko kush LUAN” kanë rikthyer përmes promos një film të vjetër shqiptar, “Mimoza Llastica”.