Top News – Kthehet përvëlimi në Greqi / Vazhdon lufta me zjarret, flakët jashtë kontrollit
20/08/2023 12:37

Zjarret e shkurreve dhe në pyje të mëdha janë duke dalë nga kontrolli në verilindje të Greqisë, për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe një thatësire që po zgjat me javë të tëra. Flaka ka arritur nëpër fshatra në rajonin e qytetit të portit, Aleksandropolis, të dielën, duke i dëmtuar shumë shtëpi dhe toka bujqësore, thanë autoritetet vendore. Zjarri u ndez të shtunën. Zjarrfikësit kanë përdorur aeroplanë dhe helikopterë për shuarjen e zjarrit në mënyrë që ta mbajnë nën kontroll zjarrin të dielën, thanë zyrtarët grekë. “Ishte një natë shumë e vështirë”, tha kryebashkiaku i Aleksandropolis, Giannis Zamboukis, për radion shtetërore. Ai tha se tetë fshatra afër qytetit janë evakuuar plotësisht. Katër njerëz u dërguan në spital për shkak të telasheve me frymëmarrjen, shtoi ai. Atraksionet turistike nuk janë në rrezik, sipas tij. Nuk është e qartë se çfarë i shkaktoi zjarret, por ato u përhapën shpejt, të ndihmuara nga erërat e forta dhe thatësira e vazhdueshme. Në përgjithësi, 46 zjarre pylli dhe shkurreje u ndezën në gjithë vendin të shtunën, tha brigada e zjarrfikësve. Shërbimi Civil i Greqisë e publikoi një hartë të dielën, duke treguar se shkalla e dytë më e lartë e rrezikut për zjarre vlen për shumë pjesë të Greqisë. Temperaturat në Greqi këto ditë shënojnë 39 gradë Celsius dhe pritet të vazhdojnë njëjtë

Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
DIGITALB DIGITALB