Top News/ Kthehet ora ligjore, më pak gjumë / Akrepat lëvizin para natën mes të shtunës e të dielës
28/03/2024 11:26

Akrepat e orës do të zhvendosen përpara, natën mes të shtunës dhe të dielës, ditë që këtë vit koincidon edhe me festën e pashkës. Ndryshimi i orës bëhet ekzaktësisht në orën 2 të mëngjeist të së dielës, kur edhe hyn në fuqi ora verore. Mund të shijojmë një orë dritë më shumë, por do të humbasim 60 minuta gjumë, mungesë që do ta ndjejmë në ditët e para. Qëllimi i ndryshimit të orës, është kursimi i energjisë elektrike. Ora diellore do të kthehet në fuqi në fundjavën e fundit të tetorit, kur natën mes të shtunës dhe të dielës, 26 dhe 27 tetor, do të kthehen sërish pas akrepat, duke rekuperuar orën e gjumit që na u hoq në fillim të stinës. Kompjuterat dhe aparaturat e lidhura me internet, apdejtohen automatikisht ndërsa është e nevojshme që të rregullohet manualisht ora në aparatet analoge. Ndryshimi i orës sjell disa telashe, të lidhura mbi të gjitha me ndryshimin e rutinës ditore dhe humbjen e një ore gjumi. Por sipas ekspertëve, kjo kalon shpejt. Ata po ahstu ofrojnë edhe disa këshilla sjelljeje, që do ta bëjnë më të lehtë adaptimin. Ekspertët këshillojnë që të fillojë përgatitja që më herët, ndoshta nga e shtuna, duke shkuar pak më herët se zakonisht në shtrat në mënyrë që të amortizohet efekti i ndryshimit të orës. Po ashtu, duhet të shijojmë sa më shumë dritën natyrale, si mënyra më e mirë për tu sinkronizuar me orën e re.

Top News- Oshtinë nga raketat e dronët Kievi, Rusia harron bisedimet…Zelensky kërkon ndihmë
14/03 11:49
Top Channel/ “Çfarë po bëni”? Hamasi thirrje Iranit: “Mos sulmoni vendet fqinjë”!
14/03 11:42
Top Channel/ Gjermania kapërcen Kinën: Eksportuesja e katërt më e madhe e armëve në botë!
14/03 11:41
Top News- Tanket e avionët amerikanë pranë Koresë së Veriut, tërbohet Kim, lëshon raketat balistike
14/03 11:39
Top Neës- Europa ndjen frikën, nisin trazirat/ shpërthim i fuqishëm në Amsterdam
14/03 11:28
Top Channel/ “Mbylleni luftën e Iranit”, kancelari gjerman: Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e saj!
14/03 11:05
Top News- Iranin po e drejton Garda Revolucionare? Iranianët: Nuk do heqin dorë nga hakmarrja
14/03 11:02
Top Channel/ Trump urdhëron bombardimin e ishullit Kharg: “Ka 90% të naftës iraniane”!
14/03 10:58
Top News- Dy javët e operacionit ‘Epic Fury’…‘Eskursioni afatshkurtër’ i Trump tronditi botën
14/03 10:37
Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
Top News – Italia dhe Franca në biseda ‘sekrete’ me Iranin, negociojnë për Ngushticën e Hormuzit
13/03 21:24
Top News – Erdogan i qartë për luftën në Lindjen e Mesme: Turqia do të qëndrojë larg zjarrit’
13/03 20:13
Top Channel/ BE bisedime “sekrete” me Iranin për naftën, “Financial Times” zbulon negociatat
13/03 19:43
Top News – Pse nuk kanë hyrë në luftë Huthit? Partnerët e Iranit në Jemen po qëndrojnë duarlidhur
13/03 16:24
Top News – Kuba gjunjëzohet para Trumpit / Fillon bisedimet me SHBA-në në mes të krizës
13/03 16:13
Top Channel/ Raketa e tretë nga Irani, Turqia konfirmon: “Do sulmohej baza e Incirlikut”!
13/03 15:10
Top News – Viktima e parë në radhët e Francës / Ushtari francez vritet nga droni iranian në Irak
13/03 14:48
Top News – Marshim nën bombat e Amerikës / Irani mban peng botën, presidenti sfidon Trumpin
13/03 14:47
Top Channel/ Nisin sulmet terroriste në Perëndim? SHBA: Të shtëna dhe shpërthim në sinagogë!
13/03 14:35
DIGITALB DIGITALB