Rusia gjatë natës nisi sulme masive me dronë që vranë të paktën tre persona. Ushtria ukrainase tha të mërkurën se në një masë të madhe i ka zmbrapsur këto sulme, teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë në rajonin lindor të Donjeckut për kontrollin e qytetit të Bahmutit. Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore janë lëshuar për disa orë në mesnatë në Kiev dhe në disa rajone të tjera ukrainase.