Top Story në dokumentarin e tij të radhës ka publikuar fakte dhe prova të forta për kartelet e drogës. Madje, një prej grupeve më të fuqishme të federuar në kartel është ai i vëllezërve Gerti dhe Edmond Marku, të njohur respektivisht me nofkat “kryetari” dhe “traktori”. Gerti Marku, për herë të parë në Itali është arrestuar në vitin 2008 për grabitje. Në vitin 2014 vëllezërit Marku u arrestuan si kokat e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike.