Kryespiuni i Rusisë ka vizituar Phenianin këtë javë për të diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, raportoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA. Vizita e Sergei Naryshkin, kreut të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), u zhvillua në kohën kur të dyja vendet po thellojnë raportet, ndërsa vazhdon lufta e Moskës kundër Ukrainës.