Kryeministrja serbe Ana Bërnabic, deklaroi se Serbia nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi dhe se ajo ndjen nevojën si kryetare qeverie që të reagojë ndaj pretendimeve të presidentit malazez Millo Gjukanovic, sipas të cilit Aleksandar Vuçic dhe politika e tanishme e Beogradit “treguan qëllime shumë problematike” ndaj Podgoricës dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Serbia. Bërnabic e cilësoi këtë deklaratë një përpjekje për mashtrim politik nga ana e Gjukanovicit, I cili po kërkon sipas saj të justifikojë “ rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare”. “Gjatë tetë viteve të kaluara, Aleksandar Vuçic e ka përmendur Malin e Zi dhe Milo Gjukanovicin shumë ma pak nga sa e ka përmendur Gjukanovici Serbinë”, tha ajo.