Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u godit të premten nga një burrë në një shesh të Kopenhagenit, tha zyra e saj, ndërsa drejtuesit e BE-së e dënuan me shpejtësi sulmin. Zyra e kryeministres daneze tha në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP se Frederiksen ishte "e tronditur nga incidenti", por nuk dha detaje të mëtejshme.