Këtë të shtunë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi mbrëmjen gala të ndarjes së cmimeve për më të mirët e sportit për vitin 2023. Në këtë ceremoni u nderua edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho që drejtoi kuqezinjtë drejt evropianit të Gjermanisë me trajnerin brazilian që nk ngurroi të falenderojë të gjithë për punën e jashtëzakonshme të bërë për të arritur këtë rezultat. I pranishëm ishte edhe kryeministri Rama që dorëzoi trofeun në duart e trajnerit brazilian, me kreun e qeverisë shqiptare që tha se vendi ynë jep shpërblime ndër më të lartat në Europë.