Teksa procesi i vaksinimit vijon në vendin ton, në të njëjtën mënyrë vijon të jetë jetë i lartë numri i qytetarëve që refuzojnë këtë proces. Nisur nga kjo Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë videomesazhet e personave të shtrur në spitalet Covid të cilët bëjnë apel për vaksinim. Kujtojmë se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk pranojnë të vaksinohen, teksa nuk mungojnë protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm. Me daljen e variantit të ri Omicron, shtete të ndryshme kanë rikthyer masat, për të parandaluar përhapjen e virusit.