Kryeministri i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Savo Miniq, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa njoftimin e ka dhënë përmes një konference për media. Gjatë fjalës së tij, Miniç është shprehur se është konsultuar me presidentin e Republikës Sërska, Sinisha Karan, dhe se ai do ta propozojë sërish për ekzekutivin e ri. Sipas tij, ky ishte një hap me qëllim që të sigurohet legjitimiteti i Qeverisë.