Në Ditën e Rinisë, kreu i PD, Lulzim Basha u zotua se kur të vijë në pushtet do të kufizojë mandatin e kryeministrit në dy mandate. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin në kujtim të Lëvizjes së Dhjetorit, Basha u shpreh se rinia shqiptare duhet të pastrojë ujin e ndenjur të politikës, duke kerkuar nga te rinjte që të kenë besim, pasi koha e tyre ka ardhur tani dhe ata do ta bëjnë ndryshimin.