Monika Kryemadhi depozitoi në SPAK dokumente, të cilat sipas saj implikojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në aferën e inceneratorëve. Sipas Kryemadhit, Bashkia e Tiranës ishte në dijeni që prej vitit 2016 për kërkesën për Inceneratorin e Tiranës dhe kishte dy përfaqësues në komisionin për dhënien e koncesionit.