Një kandidat për kryetar bashkie në Ekuador, i cili u vra vetëm disa orë para hapjes së qendrave të votimit ka fituar zgjedhjet në qytetin e Puerto López. Omar Menéndez, 41 vjeç, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur që hynë në dhomën ku ai ishte me stafin elektoral të shtunën.