Kryebashkiakia e Parisit, Anne Hidalgo, notoi të mërkurën në lumin e Senës, për t’i treguar atletëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, se uji është i pastër. E veshur me rrobabanjo, Hidalgo notoi bashkë me disa zyrtarë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, dhe zyrtari i lartë qeveritar i rajonit të Parisit të Madh, Marc Guillaume.