Përmbytje të frikshme kanë zhytur nën ujë kuinslandin verior me shiun e rrëmbyeshëm që ka penguar përpjekjet për evakuimin e njerëzve. Moti ekstrem i shkaktuar nga cikloni tropikal Jasper, ka bërë që mbi disa zona të caktuara të bjerë sasia e shiut që duhej të ish regjistruar për një vit të tërë. Imazhet tregojnë avionë të bllokuar në pistat e aeroportit Cairns, dhe një krokodil 2.8 metra të gjatë të kapur në ujërat që kanë mbuluar Inghamin.