Bundestagu i dha dritë jeshile qeverisë gjermane të votojë pro anëtarësimit të Kroacisë në zonën e Euros. Ligjvënësit e miratuan rezolutën përkatëse të mërkurën, 6.7. në mbrëmje, me votat e tre partive të koalicionit (socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët) si edhe të grupit më të madh parlamentar, Unioni Kristiansocial e Kristiandemokrat, CDU/CSU dhe të majtëve, Die Linke. Vetëm Alternativa për Gjermaninë (AfD) doli kundër. Pritet që Kroacia t'i bashkohet zonës së Euros, më 1 janar të vitit 2023.