Teksa përgatiten për seancën plenare të 17 tetorit, socialistëve ju është komunikuar të vijojnë punimet parlamentare të pandikuar nga aksioni opozitar. “Kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit” – mësohet të jetë shprehur kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Niko Peleshi në mbledhjen me dyer të mbyllura në kryesinë e kuvendit.