Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve që të respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sapo ai të merret. Ambasada nuk ka komnetuar pretendimet e ngritura nga zyrtarët e LVV, se diplomatët me anë të vizitave të tyre në Kushtetuese po ndërhyjnë në këtë institucion. Qëndrimi i ambasadës së Gjermanisë, vjen pas kërkesës së zyrtarëve të LVV, të cilët kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë në favor të kërkesës së tyre që dekreti i presidentes Vjosa Osmani të shpallet antikushtetues.