Për kryeministrin Edi Rama një nga sfidat më të mëdha që pritet të përballet vendi gjatë rrugës për anëtarësimin në Bashkimin Europian është rezistenca e sektorit privat dhe aftësimi i tij për t’u bërë pjesë e tregut europian. Gjatë fjalës së tij nga ‘Shtëpia e Biznesit’, strukturë e re shërbimi për bizneset, Rama tha se nuk është qeveria që do të integrohet në BE, por i gjithë sistemi shqiptar. Kryeministri tha se dëmtimi i industrisë fason nuk po vjen nga rënia e euros, por duhet që ky biznes duhet të përshtatet me tregun.