Izraeli do të anulojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë dhe gjithashtu do të vendosë tarifa 100% për importet e tjera nga i njëjti vend si hakmarrje ndaj vendimit të Erdogan për të ngrirë eksportet në shtetin e tij. Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, tha plani do të dorëzohet nëkabinet për miratim.Turqia më herët ka njoftuar pezullimin e transaksioneve tregtare me Izraelin derisa të sigurohet një armëpushim i përhershëm në Gaza si dhe dërgimi i pandërprerë i ndihmave humanitare në rajon, sipas asaj që kishte deklaruar ministri turk i Tregtisë Omer Bolat.