Gjiganti teknologjik Samsung ka paralajmëruar një humbje prej 32 për qind në fitimet e kompanisë teksa kërkesat për pajisjet elektronike dhe çipat janë zvogëluar për shkak të krizës globale të ekonomisë. Kompania koreano-jugore vlerëson se fitimi për tre mujorin e fundit ishte 7.85 miliardë euro. BBC raporton se gjatë së enjtes, prodhuesi amerikan i çipave American Micro Devices (AMD) gjithashtu deklaroi se ishte goditur nga rënia e kërkesës për kompjuterë. Rënia e shitjeve vjen ndërkohë që njerëzit kanë filluar të shkurtojnë blerjet e tyre teksa po rritet kostoja e jetesës.