Ish-presidenti amerikan Barack Obama e kritikoi menaxhimin që pasardhësi i tij Donald Trump po i bën krizës së koronavirusit. Duke iu drejtuar onlinë studentëve të diplomuar, ai tha se pandemia kishte treguar se shumë zyrtarë “as nuk hiqen sikur e kanë gjendjen nën kontroll”. Kjo është hera e dytë gjatë këtyre ditëve të fundit që Obama sulmon reagimin e administratës Trump ndaj koronavirusit. Gjatë një video-konference javën e kaluar, ai e përshkruante si “një katastrofë absolutisht kaotike “.